Skocia fitoi së fundmi 4-1 ndaj Curacao, në një test miqësor para Kupës së Botës, por që iu ka kushtuar shumë rëndë skocezëve. Një nga pikat e tyre kryesore, Billy Gilmour u dëmtua në këtë takim dhe tashmë është konfirmuar mungesa e tij në Botëror.

Gilmour, i cili e nisi ndeshjen si titullar, duhej të largohej nga fusha pas 42 minutash me dhimbje të dukshme. Fillimisht, te Skocia ishin optimistë, që mesfushori i Napolit nuk kishte asgjë serioze dhe do të ishte gati për Botërorin, por testet mjekësore të kryera ditën e sotme konfirmuan lajmin më të keq të mundshëm.

Skocia humbet një organizator loje dhe një nga lojtarët e saj më të mirë. Gilmour është shtylla kryesore e mesfushës së skocezëve, bashkë me McGinn dhe McTominay.

The post Përgatitjet për Kupën e Botës shkaktojnë “viktimën” e parë. Ylli i Serie A humbet Botërorin appeared first on Telesport.