Protestuesit, mes tyre ambientalistë nisën marshimin nga sheshi “Skënderbej”, më pas ndaluan përpara Ministrisë së Brendshme ku rrethuan me tel me gjemba institucionin si një shprehje e revoltës ndaj incidentit të fundit në Zvërnec, ku një protestues u dhunua nga rojet e një kompanie sigurie private, i cili më pas u vendos edhe në pranga.
Pas tubimit para Ministrisë së Brendshme, protestuesit marshuan drejt godinës së Kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë, ndërsa mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Shqipëria nuk është në shitje”, “Anulo projektin”.
Ndërkaq, më herët, kryeministri Edi Rama duke folur nga Berati mbrojti politikat e qeverisë së tij mbi mjedisin, duke theksuar se Partia Socialiste ka qenë ajo që ka zgjeruar ndjeshëm zonat e mbrojtura në Shqipëri.
“Parku Kombëtar i Vjosës ka qenë pjesë e programit të PS-së. Nuk e kanë vënë në mbrojtje ata që duan ta mbrojnë nga ne. E kemi vënë në mbrojtje ne. Shqipërinë me thuajse 20 për qind të territorit zonë të mbrojtur nga shumë herë më pak nga sa e gjetëm e kemi vizatuar ne; Partia Socialiste”, tha Rama.
Kryeministri kritikoi ashpër protestuesit dhe ata që akuzojnë qeverinë për shkatërrim të natyrës.
“Të flasësh për peizazhet dhe natyrën në përgjithësi dhe t’i kthehesh PS-së, përfshirë edhe mua këtu duke i parë i treguar me gisht si rr eziku, ky është kulmi. Dhe ky është kulmi që mund ta arrijë verbëria e kombinuar me dizinformimin, që mund të arrijë injoranca e kombinuar me manipulimin, që mund të arrijë keqdashja ndaj këtij vendi e kombinuar me ata që e duan realisht këtë vend por që të përfshirë emocionalisht nuk informohen”,
Duke iu referuar protestave në Tiranë, Rama pyeti drejtpërdrejt se kush e ka vënë në rrezik biodiversitetin dhe natyrën: “Ka një protestë në Tiranë protestohet për të mbrojtur natyrën. Kush e ka kërcënuar natyrën. Protestohet për të moslejuar shkatërruar biodiversitetin, po kush e ka vendosur në rrezik biodiversitetin. Protestohet sepse është hequr nga zonë e mbrojtur Zvërneci, po kush e ka hequr, dhe kur ka qenë zonë e mbrojtur dhe çfarë zonë e mbrojtur ka qenë”.
Ai sqaroi se Zvërneci ka qenë dhe mbetet zonë e mbrojtur: “Zvërneci ka qenë zonë e mbrojtur e kategorisë 5, kështu është edhe sot, kështu do të jetë edhe nesër”. /rtsh
The post Protestë masive në Tiranë: Qytetarët “pushtojnë” Bulevardin kundër ndërtimeve në Zvërnec appeared first on Alsat.
