“A do të rinovojë Vinicius?” Kjo pyetje e TVE e surprizoi Florentino Pérez në fushatë zgjedhore presidenciale. “Nuk e di, por dua që të qëndrojë, është ndër më të mirët në botë”, – u përgjigj ai. Çështja e rinovimit të brazilianit nuk është zgjidhur ende, 10 muaj pasi Real Madridi dhe Vinicius ndërprenë negociatat për zgjatjen e kontratës, që skadon në qershor 2027.
Pas Botërorit të Klubeve dhe ardhjes së Xabi Alonso, gjithçka mbeti “në pritje”. Futbollisti mund të negociojë me klube të tjera pas 7 muajsh. Florentino Perez nuk ka nxitim për rinovimin, sidomos në periudhë zgjedhjesh dhe me operacione të tjera në klub. Botërori i kësaj vere pritet të ndikojë direkt.
Një turne i mirë do ta rriste fuqinë negociuese të Vinicius, ndërsa paraqitja e dobët do të ndihmonte Real Madridin. Aktualisht, braziliani fiton rreth 15 milionë euro neto në sezon, sa Mbappé pa bonuset, dhe kërkon të ndihet i vlerësuar në të njëjtin nivel me francezin. Më 2022 firmosi 75 milionë euro neto për 5 vite. Negociatat janë pranë, por ende të bllokuara, ndaj rinovimi pritet pas Botërorit.
The post Duket si “tërheqje litari…”; rinovimi i Vinicius me Real Madridin varet nga Botërori appeared first on Telesport.
