Sipas Defensa Central, Ibrahima Konate do të zyrtarizojë transferimin te Real Madrid menjëherë pasi Florentino Perez të rizgjidhet president, pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Qendërmbrojtësi francez ka zyrtarizuar largimin nga Liverpool dhe do të transferohet falas në Madrid. Edhe pse janë përfolur emra të tjerë me peshë si Alessandro Bastoni apo Josko Gvardiol, Florentino Perez duket se ka arritur marrëveshjen prej kohësh me qendërmbrojtësin francez dhe nuk do të dalë jashtë planit. Konate do të nënshrkuajë për 4 vite me “Los Blancos”.

Ndërkohë, tashmë mund të quhet çështje e mbyllur rinovimi edhe për një vit i Antonio Rudiger. Ndërsa ende nuk dihet fati i qendërmbrojtësit tjetër, Raul Asencio, nëse do të qëndrojë ende te “Los Blancos” apo do të largohet.

The post As Bastoni dhe as Gvardiol, Perez i qëndron planit të tij. Ky do të jetë mbrojtësi kryesor i parë që do të transferoje pas zgjedhjeve appeared first on Telesport.