Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot stërvitjen zyrtare në stadiumin “Air Albania”, në prag të ndeshjes miqësore ndaj Izraelit.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Rolando Maran zbriti në fushë i plotë, përveç sulmuesit Myrto Uzuni, i cili po kalon një gjendje gripale dhe do të vlerësohet përsëri nesër nga stafi mjekësor i Kombëtares.

Skuadra zhvilloi ushtrime fizike, si edhe skema tekniko-taktike. Në skuadër mbizotëron fryma pozitive dhe motivimi për të arritur një rezultat pozitiv nesër.

Kombëtarja shqiptare do të përballet nesër me Izraelin në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:00. Biletat janë të disponueshme online në ebileta.al dhe pranë pikës fizike te stadiumi “Air Albania”.

The post Miqësorja ndaj Izraelit, kombëtarja mbyll përgatitjet në “Air Albania” (video) appeared first on Telesport.