Rolando Maran e nis me humbje, në ndeshjen e tij të parë në krye të stolit të Shqipërisë. Kuqezinjtë janë mposhtur 0-1 nga Izraeli, në miqësoren e luajtur në “Air Albania”.
Maran e nisi me këtë formacion zyrtar: Sherri; Mitaj, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Mehmeti, Broja, Hoxha
Në minutën e 10-të, Shqipëria kishte një mundësi të artë për të kaluar në avantazh, por Ansi Mehmeti u tregua i pasaktë, pas një krosimi perfekt të marrë nga Elseid Hysaj.
Kristjan Asllani provon të gjejë golin në dy raste, në minutat 18′ dhe 22′, por nuk ia doli dot me sukses. Në minutën e 29-të, Mehmeti i afrohet sërish golit, por goditja e sulmuesit kuqezi përfundon afër shtyllës.
Pjesa e dytë nis me ritmin e pjësës së parë. Në minutën e 59-të, Solomon iu afrua golit për kundërshtarët, por Alen Sherri bëri një pritje spektakolare.
Në minutën e 73-të, Izraeli gjen golin e avantazhit, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe finalizimit të saktë të Oscar Gloukh. Mesfushori izraelit drejtohet nga tifozët kuqezi dhe iu bën me shenjë të psuhojnë së brohorituri pas golit të tij, gjë që solli acarimin në shkallët e stadiumit dhe nis një përplasje mes lojtarëve në fushë. I pari ishte Hysaj që reagoi. Më pas u përfshinë dhe të tjerët si Arbër Hoxha etj.
Në minutën e 82-të, Izraeli i afrohet golit të dytë, por Alen Sherri bën edhe njëherë tjetër një pritje shpëtimtare. Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Ndeshja mbyllet 0-1, në favor të Izraelit.
The post Maran e nis me humbje. Izraeli fiton në “Air Albania” dhe nuk mungon provokimi ndaj tifozëve kuqezi appeared first on Telesport.
