Surprizat vazhdojnë në grand slam-in e Roland Garros, turneun më të rëndësishëm të fushave me dhè që po zhvillohet në Paris.
Numri 1 në botë për femra, bjellorusja Aryna Sabalenka, u mund 2-1 nga rusja Diana Shnaider (3-6, 7-5, 6-0). Sabalenka ishte vetëm një “game” larg fitores në setin e dytë (udhëhiqte 5-3), kur pësoi një “black out” total dhe humbi 10 “game” radhazi.
Përballë Shnaider në gjysmëfinale do të jetë polakja Maya Chwalinska. Në çerekfinale ajo mundi 2-0 (7-6, 6-3) rusen Anna Kalinskaya.
Te meshkujt, një biletë për në gjysmëfinale siguroi italiani Matteo Arnaldi, që përfitoi nga tërheqja e patriotit të tij Matteo Berrettini në setin e dytë (7-5, 5-2), i dëmtuar.
Ai do të luajë në gjysmëfinale ndaj italianit tjetër Flavio Cobolli, që mundi 3-1 kanadezin Felix Auger-Aliassime (4-6, 6-4, 6-4, 6-4).
Gjysmëfinale-Femra
Diana Shnaider – Maya Chwalinska
Marta Kostuyk – Mirra Andreeva
Gjysmëfinale-Meshkuj
Matteo Arnaldi – Flavio Cobolli
Jakub Mensik – Alexander Zverev
The post Numri 1 në botë për femra eliminohet nga Roland Garros, derbi italian në gjysmëfinalet e meshkujve appeared first on Telesport.
