Gonzalo Garcia do të largohet nga Real Madrid gjatë verës, vetëm nëse vjen oferta e duhur. OK Diario zbulon se Real Madrid ka vendosur shifrën 60 milionë euro për ekipet e interesuara për Gonzalo Garcia.
Sulmuesi 22-vjeçar ka shënuar vetëm 8 gola në sezonin e kaluar, por kjo nuk e pengon Real Madrid të vendos një çmim të majmë për kartonin e tij.
Drejtuesit e “Los Blancos” janë të bindur se sulmuesi i tyre është i gatshëm të luajë në nivele të larta, pavarësisht minutave të pakta që ka pasur në dispozicion në sezonin e fundit.
Për Gonzalo Garcia ka interes nga klubet e La Ligës si Villarreal dhe Getafe, por nuk mungon interesi as në Premier League e Bundesligë, nga klube si Sunderland dhe Dortmund.
The post Real Madrid e tepron, kërkon 60 milionë euro për sulmuesin që shënoi vetëm 8 gola në sezonin e fundit appeared first on Telesport.
