Spanja ka zhgënjyer jo pak tifozët duke barazuar 1-1 në miqësoren ndaj Irakut, pak ditë para se të fillojë Kupa e Botës. Në sfidën e luajtur në La Coruna, spanjollët gjetën të parët avantazhin me Ferran Torres në minutën e 16-të.

Sulmuesi i Barcelonës shënoi një gol të bukur, pas një pasimi po aq të bukur që mori nga shoku i skuadrës, Dani Olmo. Iraku barazoi shifrat në minutën e 27-të, me një goditje fantastike të Merchas Doski, i cili përfitoi edhe nga dalja e gabuar e Joan Garcia. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.

Pavarësisht zëvendësimeve të kryera nga të dy trajnerët, rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Miqësorja mbyllet 1-1.

SHIKOGOLAT

Në miqësoren tjetër të luajtur në Nantes, mes Francës dhe Bregut të Fildishtë, afrikanët bënë surprizën në pjesën e dytë duke fituar 1-2 me përmbysje. Sfida u zhbllokua në minutën e 44-të, ku Rayan Cherki shënoi një gol tejet të bukur.

Bregu i Fildishtë barazon shifrat në fillim të pjesës së dytë, ku pas një aksioni spektakolar dhe asistit të Nicolas Pepe, ishte Guela Doue, i cili dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 84-të, Amad Diallo shënon golin e dytë për Bregun e Fildishtë, pas një krosimi në zonë të Pepe. Sfida mbyllet 1-2 në favor të kombëtares afrikane.

SHIKOGOLAT

The post Spanja dhe Franca i kanë lënë “fuqitë” për Botëror. Iraku dhe Bregu i Fildishtë bëjnë surprizën ndaj dy kombëtareve të mëdha (video) appeared first on Telesport.