Organizatorët e turneut ndërkombëtar të Yll Limani kanë njoftuar zyrtarisht anulimin e koncertit të planifikuar në Malmö, si pjesë e Phase I të turneut 2026. Në një komunikim të publikuar në rrjetet sociale, ekipi i Three60 Music shpreh keqardhje të thellë për këtë vendim.
“Jemi thellësisht të trishtuar që të njoftojmë se koncerti i Yll Limani në Malmö është anuluar për shkak të rrethanave jashtë kontrollit tonë. E dimë që shumë prej jush kishin bërë plane dhe ishin entuzjastë për të qenë aty me ne. Sinqerisht kërkojmë falje për zhgënjimin dhe bezdinë që mund t’ju shkaktojë ky vendim”, thuhet në njoftim.
Anulimi erdhi pas një vlerësimi të kujdesshëm të situatës, duke pasur parasysh prioritetin për të respektuar pritshmëritë e publikut dhe artistit. Organizatorët kanë premtuar që në ditët në vijim do të komunikojnë informacion të detajuar lidhur me procesin e rimbursimit të biletave, si dhe mundësinë e një date të re për koncertin.
Koncerti në Malmö pritej të ishte një nga datat e para të turneut ndërkombëtar të Yll Limani. Ky zhgënjim vjen për të gjithë fansat që kishin blerë bileta dhe prisnin me padurim eventin, por vendimi duket i pashmangshëm për shkak të kushteve të jashtë kontrollit.
Në fund të njoftimit, organizatorët falënderojnë publikun për mirëkuptimin, durimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
The post Anulohet koncerti i Yllit në Malmo, kjo është arsyeja appeared first on Veriu.info.
