Kombëtarja e femrave në volejboll u mund sot 3-0 nga Zvicra, në ndeshjen e fazës së parë të European Volleyball League (Liga Europiane e Volejbollit), ndeshje e luajtur në Finlandë (kjo e fundit është në grup me Shqipërinë në këtë fazë të parë).

Një ndeshje e dominuar e fituar pa shumë vështirësi nga helvetet, ndjeshëm më superiore se vajzat kuqezi, në këtë këtë fazë nuk kishin në fushë kapitenen Erblira Bici. Dhe mungesa e shtatlartes kuqezi u ndje shumë në fushë, pasi munguan pikët e saj.

Edhe pse niveli i ekipit shqiptar rritet nga seti në set ajo nuk mjafton për të fituar (25-14, 25-20, 25-18), pasi Zvicra u tregua më e saktë dhe e kujdesshme në mbrojtje. Për Shqipërinë, që erdhi nga faza eliminatore javën e kaluar, kjo është humbja e parë në këtë fazë të turneut.

Femra, Faza 1 – Zvicër

5 qershor, Zvicër – Finlandë, 2-3

5 qershor, Shqipëria (pushim)

6 qershor, Shqipëri – Zvicër, 0-3

6 qershor, Finlanda (pushim)

7 qershor, Finlandë – Shqipëri, 16:00

7 qershor, Zvicra (pushim)

The post Pa Bicin në fushë Shqipëria e ka të vështirë të fitojë, kombëtarja e femrave humbet 3-0 ndaj Zvicrës appeared first on Telesport.