Këngëtarja Albulena Ukaj ka ndarë një mesazh prekës për këngëtarin e ndjerë Shpat Kasapi.

Përmes një postimi emocionues, Ukaj ka treguar se një projekt muzikor iu kishte mbetur në gjysmë, me shpresën se një ditë do ta përfundonin së bashku, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë, pas ndarjes nga jeta të mikut të saj, ajo ka vendosur ta publikojë këngën në nderim të kujtimit të tij.

“Kjo këngë mbeti përgjysmë, ashtu siç mbeti bosh një pjesë e zemrës sime kur ti ike. E lamë në mes me shpresën se do ta përfundonim bashkë një ditë. Sot po e publikoj për ty, për kujtimin tënd dhe për të gjithë ata që të deshën”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Kasapi vdiq papritmas, në nëntor të vitit të kaluar.

Ky është postimi i plotë i saj:

Kjo këngë mbeti përgjysmë, ashtu siç mbeti bosh një pjesë e zemrës sime kur ti ike.
E lamë në mes me shpresën se do ta përfundonim bashkë një ditë. Sot po e publikoj për ty, për kujtimin tënd dhe për të gjithë ata që të deshën.
Nuk je më këtu për ta dëgjuar, por zëri yt do të jetojë përgjithmonë.
Më mungon, mik. U prehsh në paqe.

 

The post Ukaj publikon këngën që i mbeti në gjysmë me Shpat Kasapin appeared first on Veriu.info.