Antonio Conte vendosi të ndahej me konsensus me Napolin dhe të largohej një vit para përfundimit të kontratës. Me shumë mundësi për ish-trajnerin e Chelsea-s, Interit dhe Juventusit ekipi i ri do të jetë Fenerbahce.

Klubi turk është në prag të zgjedhjeve presidenciale, ku ka një garë të fortë mes dy kandidatëve, Hakan Safi dhe Aziz Yildirim, të cilët kanë bërë premtime të mëdha.

Sipas raportimeve të medieve turke, Safi ka zhvilluar negociata me Antonio Conte-n, i cili do të marrë drejtimin e Fenerbahce, nëse biznesmeni 53-vjeçar fiton zgjedhjet presidenciale.

Safi nuk ndalet me kaq, por premton Paolo Maldinin si drejtor teknik, ndërsa ylli i parë që do të transferojë do të jetë Mason Greenwood.

The post Shkëlqimi dhe rënia e Antonio Conte. Italiani nuk do të drejtojë një ekip elitar sezonin e ri, kandati kryesor për stolin e Fenerbahce appeared first on Telesport.