Në ndeshjen Portugali-Kili, të fituar nga luzitanët me rezultatin 2-1 falë golave të Gonçalo Guedes dhe Bruno Fernandes, Rafael Leao u përjashtua me karton të kuq nga arbitri Zufferli pak para përfundimit të pjesës së parë për sjellje të dhunshme.

Sulmuesi me numrin 10 i Milanit u bë protagonist i një përplasjeje me Ivan Roman, i cili gjithashtu u ndëshkua me karton të kuq. Përmes profileve në rrjetet sociale, Leao dha versionin e tij për incidentin: “Testi i parë u përfundua. Sa i përket përjashtimit tim, thjesht doja të mbroja shokun e skuadrës, nuk kisha asnjë qëllim t’i bëja keq kundërshtarit. Faleminderit të gjithë portugezëve që ishin në Jamor, atmosfera ishte e jashtëzakonshme. Jemi të gjithë në të njëjtën barkë”.

Portugalia e nisi me fitore përgatitjen e saj për Botërorin, ndërsa episodi me Leaon mbeti një nga momentet më të diskutuara të ndeshjes.

L'ailier du Portugal Rafael Leao et le défenseur du Chili Ivan Roman exclus  après une bagarre

The post Leao i dhunshëm, karton i kuq pas sherrit: “Doja vetëm të mbroja shokun tim të skuadrës” appeared first on Telesport.