Barcelona ka nisur zyrtarisht bisedimet me RB Leipzig për një transferim të mundshëm të qendërmbrojtësit francez, Lukeba Castello. 23-vjeçari francez pëlqehet shumë nga Hansi Flick.

Trajneri gjerman vlerëson veçanërisht aftësinë e mbrojtësit francez për të luajtur me këmbën e majtë, pa harruar dyluftimet në ajër si dhe aftësitë e tij në situata një me një.

Castello është nën kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2029. Leipzig kërkon 60 milionë euro për të lënë të lirë qendërmbrojtësin francez. Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare.

The post Barcelona “harron” Bastonin, gjen në Bundesligë qendërmbrojtësin që i mungon appeared first on Telesport.