Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë po vazhdon, duke sjellë lëvizje të ndjeshme në përqindjet e subjekteve politike në krahasim me të dhënat e para fillestare. Sipas përditësimit të fundit zyrtar në KSHZ, Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar rritje duke u ngjitur në 39.31% të votave, apo thënë ndryshe ka grumbulluar deri më tani 39,104 vota.
Në vendin e dytë po konsolidohet Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila ka arritur në 22.48% me gjithsej 22,359 vota të numëruara. Pas saj renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila momentalisht mban një shifër të qëndrueshme prej tasanit 18.00%, duke siguruar 17,904 vota. Rritje të dukshme ka shënuar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila tashmë ka prekur pragun prej 9.81% me 9,763 vota të tubuara.
Screenshot 