Deputetja nga koalcioni VLEN Saranda Imeri në Daily Click foli edhe për Akademin shqiptare. Imeri tha se si koalcion VLEN do të mundohen që këtë Akademi ta bëjnë paralele, por shtoi se edhe mund të heqin dorë nëse “Akademia e Shkencës dhe Artit në Maqedoni shpreh gatishmëri që kjo Akademi të plotësohet me kandidat; shqiptar;”.

“Ne mundohemi që ta bëjmë paralele, mirëpor përderisa Akademia e Shkencës dhe Artit në Maqedoni shpreh gatishmëri që kjo Akademi të plotësohet me kandidat shqiptar, ne normalisht që mund edhe ta lejmë iniciativën. Mirëpo ne nuk mund ta lejmë fatin e shqiptarëve në duart e dikujt që pastaj na nëpërkëmbë historin, identitetin  tonë kombëtar”, tha Saranda Imeri nga koalcioni VLEN.