Tottenham, pasi siguroi mbijetesën në Premier League vetëm në javën e fundit, pritet të bëjë një merkato të fuqishme këtë verë, për të ndërtuar një ekip konkurrues sezonin tjetër.
Sipas mediave britanike, londinezët së shpejti mund të bëjnë një ofertë për sulmuesin e krahut të Manchester City, Savinho (7 gola në 84 ndeshje me “citizens” në dy sezonet e fundit).
Spurs kanë qenë shumë të interesuar për të nënshkruar me sulmuesin e krahut që nga vera e kaluar. 22-vjeçari Brazilian ka një kontratë deri në vitin 2031 me Manchester City, por ka luajtur pak.
Për pasojë, Savinho mund të transferohet te Tottenham në formë huazimi. Ende nuk është bërë asnjë qasje e drejtpërdrejtë ndaj City, por një e tillë mund të ndodhë në ditët në vijim.
The post Tottenham nis ndërtimin e një ekip konkurrues për sezonin e ri, ofertë City për anësorin brazilian appeared first on Telesport.
