Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pas mesnatës në Delçevë, ku policia ka prangosur një të moshuar i cili po drejtonte automjetin në gjendje të rëndë të dehur.
„Më 07.06.2026 në ora 00:30 në rrugën ‘Nikola Jonkov Vapcarov’ në Delçevë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Delçevë kanë privuar nga liria shtetasin me iniciale S.T. (92) nga Delçeva. Gjatë një kontrolli në trafik, policia ka ndaluar një automjet pasagjerësh të llojit ‘Peugeot’ me targa të Delçevës. Gjatë kontrollit është konstatuar se ai po e drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit, respektivisht i janë matur 2.07 promilë alkool në gjak“, njoftojnë nga Policia.
I moshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij do të merren masat përkatëse ligjore sipas Kodit Rrugor.
