Një 36-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i lënduar rëndë pasi është vetëaksidentuar me motoçikletë në rrugën rajonale Shkup – HC Kozjak, në afërsi të fshatit Nova Breznicë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

“Më 7 qershor pasdite, në ora 16:00, në SPB Shkup është denoncuar se në rrugën rajonale Shkup – HC Kozjak, në afërsi të fshatit Nova Breznicë, 36-vjeçari V.M. nga Shkupi, duke drejtuar një motoçikletë ‘Suzuki’ me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga”, njoftuan nga MPB.

Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.