Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, në intervistën në ALSAT, projektin e ri “Smart Licencat” e si një revolucion në mbrojtjen e qytetarëve dhe kompanive. Sipas tij, çdo kompani që ofron shërbime të licencuara do të duhet të vendosë një QR kod, përmes të cilit qytetarët do të mund të verifikojnë menjëherë vlefshmërinë e licencës. Andonovski tha se sistemi synon të zbatohet në një numër të madh institucionesh dhe sektorësh, duke mundësuar kontroll të shpejtë të të dhënave për licencën, datën e lëshimit dhe afatin e vlefshmërisë së saj. Ai theksoi se projekti do të rrisë transparencën, sigurinë dhe besimin e qytetarëve në shërbimet që marrin. Shpreson që të hyjë në fuqi nga një janari i vitit 2027.
“Me fotografimin e QR kodit do të arrini deri tek vërtetimi nëse një objekt i caktuar ka licencë të duhur për punën që e punon. Sistemi do të zbatohet për një gamë të gjerë subjektesh, nga kafe-baret deri te mjekët, noterët dhe përmbaruesit. Tek qytetarët do të sjellë ndjenjë më të madhe për siguri dhe besim më të madhe tek institucionet shtetërore, pasi kjo do të jetë e lidhur me një regjistër “të gjallë” që do të tregoj nëse një person i caktuar ka licencë aktive apo të suspenduar” , deklaroi Stefan Andonovski, ministër i Transformimit Digjital
The post Andonovski: “Smart Licencat” do të jenë revolucion për mbrojtjen e qytetarëve dhe kompanive appeared first on Alsat.
