San Antonio Spurs fitoi sot 115-111 ndaj New York Knicks në finalen e tretë play off për titull në NBA. Një fitore shprese për Spurs, që pasi humbi dy takimet e para gjen suksesin e parë. Gjithsesi, New York udhëheq 2-1 serinë e takimeve.

Faktori fushë nuk ka ndikuar shumë në tri sfidat e para, pasi ashtu sikurse New York fitoi dy herë në shtëpinë e Spurs ashtu sot teksanët triumfuan në shtëpinë e Knicks. Protagonist i këtij triumfi ishte francezi Victor Wembanyama, me 32 pikë.

Në një ndeshje të ekuilibruar dhe me emocione, i pranishëm edhe presidenti Donald Trump, me miqtë vazhdimisht në avantazh, por pa krijuar ndonjë shkëputje të madhe. Të gjithë titullarët e San Antonio realizuan mbi 10 pikë (Castle 23 pikë).

Për nju-jorkezët u dalluan Brunson me 32 pikë e Anunoby me 28 pikë, pak të mbështetur nga pjesa tjetër e skuadrës. Për vendasit kjo është humbja e parë pas 13 fitoresh radhazi në fazën e play off.

NBA-Finale play off

Ndeshja 1, San Antonio – New York, 95-105

Ndeshja 2, San Antonio – New York, 104-105

Ndeshja 3, New York – San Antonio, 111-115 (2-1)

Ndeshja 4, New York – San Antonio

Ndeshja 5, San Antonio – New York

Ndeshja 6, New York – San Antonio*

Ndeshja 7, San Antonio – New York*

*Nwse wshtw e nevojshme

The post San Antonio nuk dorëzohet, mposht New York dhe rihap garën për titull në NBA appeared first on Telesport.