Pas përfundimit të grand slam-it të Roland Garros, nuk ka asnjë ndryshim në krye të renditjes botërore. Për meshkuj, në vendin e parë qëndron tenisti italian Jannik Sinner, me 13.500 pikë.

Ai ka një diferencë të konsiderueshme me spanjollin Carlos Alcaraz, i dyti, por që nuk luan prej një muaji (i dëmtuar). Konsolidon vendin e tretë gjermani Alexander Zverev, fitues i turneut francez.

Humbet vende në renditje serbi Novak Djokovic, që tashmë ka zbritur në vendin e 7-të. Ndërsa italiani Flavio Cobolli, që humbi në finalen e Roland Garros, është ngjitur në vendin e 10-të.

Te femrat, në krye qëndron bjellorusja Aryna Sabalenka, por diferenca e saj me kazaken Elena Rybakina mbetet nën 1000 pikë. Tenistja ruse Mirra Andreeva, fituese e Roland Garros, ngjitet në vendin e gjashtë.

Kapërcimin më të madh në renditje e ka patur tenistja polake Maja Chwalionska, finaliste në Paris. Para turneut ndodhej në vendin e 114-të, ndërsa tani renditet në vendin e 21të, duke rikuperuar plot 93 pozicione.

“Top-5, Meshkuj”

1.Jannik Sinner, 13.500 pikë

2.Carlos Alcaraz, 9.960 pikë

3.Alexander Zverev, 7.305 pikë

4.Felix Auger Aliassime, 4.440 pikë

5.Ben Shelton, 3.920 pikë

“Top-5, Femra”

1.Aryna Sabalenka, 9.090 pikë

2.Elena Rybakina, 8.143 pikë

3.Iga Swiatek, 6.733 pikë

4.Jessica Pegula, 6.056 pikë

5.Amanda Anisimova, 5.848 pikë

The post Sinner e Sabalenka “numrat 1” edhe pas Roland Garros, zbret Djokovic, finalisja polake ngjit 93 pozicione appeared first on Telesport.