Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një incident në aeroportin e Ohrit, ku një punëtor nga Kavadari ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Më 08.06.2026, në ora 11:25, në SPB Ohër është raportuar se gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në çatinë e njërit prej objekteve të Aeroportit Ndërkombëtar ‘Shën Apostull Pavle’ në Ohër, një punëtor ka rënë dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Ai është transportuar dhe është mbajtur për trajtim të mëtejshëm në spitalin ‘Shën Erazmo’. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë, të cilët kanë konstatuar se bëhet fjalë për Z.P. (44) nga Kavadari. Është kryer ekspertizë dhe po punohet për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.