Aktivisti Dibran Hoxha në intervistë për Alsat konsideron se ribashkimi i LDK-së me ish presidenten Vjosa Osmanin nuk i ka sjellë asnjë dobi partisë edhe pse në zgjedhje morrën rreth 3 mijë vota më tepër se në zgjedhjet e dhjetorit.

“Shifrat krahasimore janë numri i votave sepse është në bazë të trupit elektoral, mundesh të rritesh në përqindje por kjo nuk është faktor që ti e ke pas në dorë, pra është faktor nga jashtë , pra rënia totale e trupit elektoral ty të rritë me përqindje por ti nuk ke pas dorë pse ndoshta si parti politike ke shpresuar që me pas më shumë në dalje apo të mobilizosh strukturën dhe elektoratin tënd në përgjithësi, pra nga 122 mijë vota që kishte LDK-ja në zgjedhjet e dhjetorit me mbrri në 125 mijë vota, për 2-3 mijë vota më shumë, kjo nuk është përmbushje e pritjeve që ata i kanë krijuar dhe ndaj vetes dhe qytetarëve”, deklaroi për Alsat, Dibran Hoxha.

The post Hoxha: LDK-ja nuk pati asnjë dobi nga ri bashkimi me Vjosa Osmanin! appeared first on Alsat.