Aktivisti nga Kosova Dibran Hoxha në intervistë për Alsat vlerësoi se shoqëria kosovare ka arritur pjekurinë e mjaftueshme që në zgjedhjet e fundit dënuan çdo parti politike me uljen e konsiderueshme të daljes në votime. Sipas tij, rezultatet e votimit në Kosovë dihen dy apo tre orë pas mbylljes së vendvotimeve.

“Qytetarët kur votojnë japin mesazhe për të gjitha partitë ose japin një mesazh që është shumë i qëndrueshëm për gjendjen politike në të cilën ndodhemi dhe ndodheshim para 7 qershorit. Mesazhi ishte që të gjithë keni faj. Të gjithë jeni përgjegjës për situatën në të cilën gjendemi”, tha Hoxha për Alsat.

The post Aktivisti Hoxha: Qytetarët dhanë mesazh për partitë politike: Të gjithë keni faj! appeared first on Alsat.