“Kjo është arritur falë besimit dhe përkushtimit të anëtarëve dhe partnerëve institucional, të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi. Sot përballë sfidave të reja ekonomike dhe ndryshimeve të shpejta globale nevojitet më shumë bashkëpunim, më shumë vizion, më shumë dialog”, tha Nuhi Aliu – kryetar i OEMVP.
Kështu u hap konferenca për media e Odës ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, ku kryetari i saj Nuhi Aliu, gjatë shënimit të jubileut 20 vjeçar shprehën disa problem në sistemin ekonomik të Maqedonisë së Veriut. Folësi i parë i panelit ishte Izet Zeqiri, Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të RMV-së, ku shprehu shqetësiminsepse numri i bizneseve dhe të punësuarve në sektorin privat ka një diferencë të madhe.
“Nëse nisim nga të dhënat ne kemi diku 73,000 biznese në Maqedoni dhe këto biznese pot ë analizohen në aspekt të strukturës un kam droje se kompanitë tona nuk janë të përgatitura që të përdorin inteligjencën artificiale në nivel të duhur dhe pse nga ato 73,000 kompani 7,000 kompani janë të deklaruar që nuk kanë asnjë të punësuar kurse 59,500 apo 84% të bizneseve kanë prej 1 deri 9 të punësuar”, deklaroi Izet Zeqiri – anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të RMV.
Akademiku Zeqiri po ashtu shprehi shqetësimin se emigracioni i madh jashtë vendit është problem pasi krijon mungesë të fuqisë punëtore dhe rënies së natalitetit. Përndryshe, Agim Shahini Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, shprehi rëndësinë e OEMVP dhe sa i dobishëm është komunikimi i institucioneve shtetërore me OEMVP-së dhe shkëmbimi tregtar ndërmjet të dyja vendeve.
“Krijojnë një identitet të ri, krijojnë një identitet të cilin e ki detyrë mes biznesit dhe institucioneve të shtetit një detyrë ndërmjetësuese dhe pikërisht në mungesë të zërit krijohen këto organizata siç është Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore”, u shpreh Agim Shahin – kyetar i Aleancës kosovare të bizneseve.
Ajo që u kritikua ishite fakti se shpeshherë politika ndikon në futjen e agjendës së tyre parazgjedhore, por që bizneset përpiqen të ruaj balancën për të qenë sa më produktiv dhe konkurrues në treg.
