Alessandro Bastoni do vazhdojë të veshë fanellën e Interit dhe në sezonin e ri, pavarësisht interesit të madh të Barcelonës apo edhe ekipeve të tjera të mëdha.
Në një intervistë për Sky Sport Italia, Tullio Tinti, agjenti i mbrojtësit zikaltër, foli për të ardhmen e klientit të tij, duke mohuar të gjitha zërat për një largim të mundshëm këtë verë.
“Bastoni është një lojtar i Interit në çdo aspekt dhe ka ende dy vjet të mbetura në kontratën e tij. Ai vesh fanellën e Interit, dëshiron ta respektojë kontratën e tij dhe është i lumtur aty. Nuk ka pasur kurrë problem.
Nuk e di kurrë se çfarë mund të sjellë jeta, por tani për tani, ai është jashtëzakonisht i lumtur aty ku është. Në futboll, çdo gjë mund të ndodhë, por Bastoni është i lumtur tek Inter”, u shpreh Tinti.
The post Agjenti vulos të ardhmen e Bastonit: Në futboll, çdo gjë mund të ndodhë… appeared first on Telesport.
