Morgan Gibbs-White do të jetë objektivi kryesor i Arsenalit për merkaton e verës. Mikel Arteta ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e mesfushorit me tipare sulmuese, i cili shkëlqeu në sezonin e fundit me 18 gola dhe 7 asiste.
Por, largimi i tij nga Nottingham Forest nuk do të jetë aspak i lehtë. Evangelos Marinakis, pronari i Nottingham Forest, ka vendosur shifrën 115 milionë paundë për të lënë të lirë Morgan Gibbs-White.
Arteta e sheh 26-vjeçarin si lojtarin e duhur për të forcuar skuadrën dhe për të tentuar suksesin në Champions League. Drejtuesit e kampionit në fuqi të Premier League duken të gatshëm për të plotësuar dëshirën e Arteta. Shumë Shpejt pritet të nisin negociatat zyrtare mes palëve, për atë që do të jetë transferimi më i shtrenjtë në historinë e Arsenalit.
Në rast finalizimi, Morgan Gibbs-White do të jetë finalizimi më i shtrenjtë në historinë e Arsenalit.
The post “Me këtë lojtar fitojmë Champions League”, Arteta kërkon yllin e rivalëve për sezonin e ri appeared first on Telesport.
