Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 23 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve. Prej tyre, 21 kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, përfshirë tre të mitur, ndërsa dy shoferë janë kapur duke vozitur nën ndikimin e alkoolit.
“Tetë persona në Shkup (njëri i mitur) kanë drejtuar pa patentë shoferi, katër në Gostivar (njëri i mitur), dy në Kërçovë dhe nga një në Tetovë, Kumanovë, Koçan, Negotinë (i mitur), Vallandovë, Manastir dhe Prilep. Një person në Manastir dhe një në Shtip kanë drejtuar nën ndikimin e alkoolit”, njoftuan nga MPB.
The post Arrestohen 23 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve, 21 prej tyre pa patentë appeared first on Alsat.
