Fabio Cannvaro ka sqaruar njëherë e mirë “incidentin” e përfolur para miqësores mes Uzbekistanit dhe Honandës. Në momentin kur trajneri italian dhe ekipi i tij zbritën në aeroport, iu nënshtruan një procedure kontrolli rutinë, e cila shkaktoi në mënyrë të pakupmtimtë shumë zhurmë e debat në rrjetet sociale dhe në mediet e ndryshme.
“Pashë fotografi në faqet e para të gazetave që tregonin kontrollet që ne iu nënshtruam në aeroport, si anëtarë të ekipit kombëtar uzbek. Kam parë edhe tituj mashtrues, kështu që do të doja ta sqaroja situatën.
Këto ishin kontrolle rutinë, standarde. Njerëzit nuk e kuptojnë një gjë: kur ekipet kombëtare të Kupës së Botës udhëtojnë, ato nuk kalojnë nëpër terminalet e aeroportit si udhëtarët e zakonshëm, por çohen direkt në pistë me autobusë të rezervuar për ekipet.
Kontrollet që u nënshtrohen udhëtarëve të zakonshëm në terminal, ne i nënshtrohemi direkt në pistë. Pikërisht të njëjtat. Është procedurë standarde.
Pra, nuk ka skandal. Asnjë trajtim i padenjë ose i pa respekt. E vërteta është se e gjetëm organizimin të përsosur”, shkruan Cannvaro në rrjetet e tij sociale.
Uzbekistani bën pjesë në grupin K, bashkë me Portugalinë, me Kolumbinë dhe Republikën Demokratike të Kongos.
The post “Nuk ka asnjë skandal”, Cannavaro sqaron “incidentin” që ndodhi para miqësores me Holandën appeared first on Telesport.
