Kupa e Botës fillon sot dhe shumë do të jenë duke i ndjekur ndeshjet“, filloi komentin e tij Papa Leo XIV në prag të Botërorit që nis sot në Meksikë, Amerikë dhe Kanada.

Futbolli na kujton diçka që nuk duhet ta harrojmë: jeta nuk është një garë për t’u mburrur vetëm, por një udhëtim që mësojmë ta përshkojmë së bashku”, shtoi kreu i Vatikanit.

Më tej, Papa tha: “Ai që nuk di të kalojë topin, edhe nëse ka talent, ende nuk e ka kuptuar lojën. Dhe ai që nuk di të jetojë me të tjerët dhe për të tjerët ende nuk e ka kuptuar jetën

“.

Papa shtoi më pas se luan tenis: “Ky është një sport që më pëlqen shumë, por e vlerësoj shumë futbollin. Sporti është një mjet për rritje kolektive”.

The post Papa reagon para nisjes së Botërorit: Futbolli si jeta, është një lojë ku luajmë së bashku appeared first on Telesport.