Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, Ministria e Punëve të Brendshme informon se nëpunësit policorë kanë privuar nga liria shtatë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Gjithashtu, janë konstatuar gjashtë raste të drejtimit pa patentë shoferi, prej të cilëve një i mitur, si dhe një rast me ndalim aktiv për drejtim të automjetit.
“Katër persona në Shkup kanë vozitur pa patentë shoferi, dhe nga një person në Kriva Pallankë dhe në Prilep (i mitur). Ndërsa një person në Shkup ka drejtuar automjetin pavarësisht nga ajo se kishte ndalim aktiv.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse”, njoftoi MPB.
MPB apelon për respektim të rregullave në trafik./Alsat.mk.

The post MPB: Shtatë shoferë të privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm appeared first on Alsat.