Në mbledhjen e Bordit Drejtues të Real Madridit ditën e sotme, janë marrë dy vendime shumë të rëndësishme. I pari është zyrtarizimi i Jose Mourinho si trajneri i ri. Portugezi firmos për tre vite. Vendimi i dytë është emërimi i Papa Leo XIV anëtar nderi i Real Madridit.
“Bordi i Drejtorëve të Real Madrid CF, i mbledhur sot të enjten, më 11 qershor, dhe i kryesuar nga Florentino Perez, ka rënë dakord të emërojë Shenjtërinë e Tij Papa Leo XIV, anëtar nderi të Real Madridit, çmimi më i lartë i dhënë nga klubi ynë.
Kështu, Real Madridi tregon admirimin dhe njohjen e tij për një figurë universale që përfaqëson miliarda njerëz dhe që promovon paqen, solidaritetin dhe drejtësinë në botë.
Vizita e tij në stadiumin “Santiago Bernabeu” më 8 qershor 2026 ishte një nder për Real Madridin dhe do të mbetet përgjithmonë një nga imazhet më emocionuese në historinë tonë”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit madrilen.
The post Real Madridi emëron Papa Leo XIV anëtar nderi të klubit appeared first on Telesport.
