Spanja konsiderohet si një nga ekipet favorite për të fituar Kupën e Botës 2026, e cila nisi pak minuta më parë. Pak orë para fillimit të Kupës së Botës, mbrojtësi i Spanjës, Marc Cucurella bëri një premtim epik nëse vendi i tij fiton trofeun në fund.

I pyetur se çfarë do të bënte nëse Spanja do të kurorëzohej kampione bote, mbrojtësi i krahut të majtë nuk hezitoi të përgjigjej.

“Nëse Spanja fiton Kupën e Botës, do t’i bëj tatuazh fytyrën e trajnerit Luis de la Fuentes”, tha Cucurella, duke shkaktuar të qeshura të shumta në sallë.

Kujtojmë se Spanja bën pjesë në grupin H, bashkë me Uruguajin, Arabinë Saudite dhe Cape Verde.

The post Premtimi epik i Cucurella nëse Spanja do të fitojë Kupën e Botës (video) appeared first on Telesport.