Kanë mjaftuar vetëm 9 minuta, që të shënohet goli i parë në Kupën e Botës 2026, edicioni i 23-të. Në “Estadio Azteca”, në ndeshjen hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, vendasit kanë gjetur golin pas 9 minutash.

Pas një gafe fatale në mbrojtjen e afrikanëve nga Sithole, ishte Julian Quinones, i cili dërgon topin në rrjetë dhe bëhet golashënuesi i parë i këtij Botërori. SHIKOGOLIN

Në këto minuta të para, Meksika ka dominuar totalisht. Rasti i parë i rrezikshëm ishte që në minutën e 5-të me Raul Jimenez, por goditja e tij u ndal nga portieri i Afrikës së Jugut, Ronwen Williams, i cili bëri një pritje fantastike.

The post Mjaftojnë vetëm 9 minuta. Shënohet goli i parë në Kupën e Botës 2026 (video) appeared first on Telesport.