Një moment argëtues, që u bë shpejt “viral”, ndodhi gjatë emisionit të “Fox Sports” kushtuar Botërorit 2026. Protagonistë ishin ish-sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimović dhe “streamer” i njohur IShowSpeed, i njohur si Speed.

Gjatë emisionit, Ibrahimovic e pyeti Speed se cila ishte, sipas tij, kombëtarja favorite për ta fituar turneun. Përgjigjja erdhi menjëherë: “Portugalia e Cristiano Ronaldos”.

Ky parashikim nuk e bindi legjendën suedeze. Ibrahimovic reagoi me humor, por edhe në mënyrë të vendosur. Ai i mori mikrofonin nga duart “streamerit” dhe e largoi nga pozicioni i tij, mes të qeshurave të të pranishmëve. Skena habiti edhe Thierry Henry, i cili u duk i befasuar nga shkëmbimi mes tyre.

Megjithatë, ndërsa largohej nga studioja, “Speed” nuk ndryshoi mendim. Ai vazhdoi të mbështeste parashikimin e tij, duke deklaruar se Portugalia do të shpallet kampione e botës: “Do ta shihni që do ta fitojë”.

The post “CR7 do ta fitojë Botërorin”…; Ibrahimoviç nuk e priti mirë dhe reagoi kështu në transmetim direkt appeared first on Telesport.