Gazetare: Linda Ebibi Ademi
Punimet për ndërtimin e autostradës së re nga Shkupi drejt Bllacës pritet të nisin gjatë kësaj vere. Autostrada e re pritet të jetë gati për tre vjet e gjysmë. Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski pas takimit me kryetarin e BERZH-it Fatih Turkmenogllu tha se është përfunduar procedura për përzgjedhjen e kontraktorit dhe se autostradën do ta ndërtojë konsorciumi i udhëhequr nga kompania “Granit”
“Projekti Shkup-Bllacë është jashtëzakonisht kompleks. Ai përfshinë pesë tunele, dy galeri, 12 ura ose gjithsej 40 objekte së bashku më objektet e vogla. Ky është një ndërmarrje e madhe inxhinierie. Por, do ta dëshmojmë se si shtet mund të realizojmë projekte të mëdha. Planifikojmë që kontraktori të përfundoj këtë projekt brenda 3 viteve e gjysmë, dhe më së voni pas 3 viteve e gjysmë të kemi lidhje me autostradë nga Shkupi deri në Bllacë, përkatësisht nga Maqedonia drejt Kosovës dhe Malit të Zi”, deklaroi Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Edhepse Nikollovski nuk përmendi shifër për koston e projektit, bashkëkryetari i VLEN-it Izet Mexhiti në reagimin e tij në facebook tha se investimi do të kushtojë 200 milionë euro.
Ndërkohë Bilall Kasami tha se shqiptarët po e jetojnë epokën e punës, projekteve dhe zhvillimit
“Ky është dallimi mes fjalëve dhe veprave. Mes premtimeve të thata dhe projekteve që ndryshojnë jetën e qytetarëve”, shkroi Izet Mexhiti, Status në Facebook.
“Koha e demagogjisë shterpe ka mbaruar. Shqiptarët po jetojnë epokën e punës, projekteve dhe zhvillimit”, – Bilalll Kasami, Status në Facebook.
Pas paralajmërimeve për nisjen e punimeve për autostradën e re, reagoi edhe ambasada e Kosovës në Shkup duke e vlerësuar projektin si një arritje të rëndësishme që forcon lidhjet mes dy vendeve dhe lehtëson qarkullimin e njerëzve dhe mallrave./Alsat.mk.
The post Autostradë e re Shkup–Bllacë, punimet nisin këtë verë: Projekt mbi 200 milionë euro appeared first on Alsat.
