Pasi e mbylli me Barcelonën në fund të sezonit të kaluar, Robert Lewandowski do të largohet tashmë si lojtar i lirë. Interesi për polakun është shumë i madh, si në ligat elitare, ashtu edhe në MLS dhe në Arabinë Saudite.

Mundo Deportivo zbulon se sulmuesi polak dhe agjenti i tij Pini Zahavi, kanë udhëtuar së fundmi drejt Amerikës, për të finalizuar bisedimet konkrete me Chicago Fire.

Klubi i MLS-së ka kohë që e ndjek me vëmendje dhe interes të madh situatën e polakut. Oferta e Chicago Fire është vërtet shumë joshëse, me një pagë rreth 20 milionë dollarë në sezon për sulmuesin 37-vjeçar.

Palët janë duke diskutuar dhe detajet e tjera të kontratës dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi

The post Dilema drejt fundit, Lewandowski dhe agjenti udhëtojnë drejt ekipit të ri appeared first on Telesport.