Luhet ndeshja e dytë për xhiron e parë në grupin B, mes Katarit dhe Zvicrës. Pjesa e parë është mbyllur 0-1 për zviceranët, në sfidën që po luhet në “Levi’s Stadium” në Santa Clara në Kaliforni.

Sfida u zhbllokua në minutën e 17-të, nga pika e bardhë e penalltisë. Pas një ndërhyrje të gabuar të portierit të Katarit, Mahmoud Abunada ndaj mbrojtësit zviceran, Michel Aebischer dhe pas ndërhyrjes së VAR-it, arbitri kryesor i takimit jep penallti. Godet Breel Embolo dhe topi përfundon në rrjetë.

Në minutën e 21-të, Denis Zakaria i afrohet golit të dytë për Zvicrën, por goditja e tij ndalet në mënyrë të shkëlqyer nga Abunada. Në minutën e 43-të, Katari kishte një shans të artë të barazonte shifrat me Edmilson Junior, por goditja e tij u ndal në mënyrë fantastike nga portieri i Zvicrës, Gregor Kobel.

Në minutat shtesë, Dan Ndoye i afrohet golit të dytë për zvicrën, por Abunada tregohet shumë i vëmendshëm dhe shpëton sërish Katarin.
Pjesa e parë mbyllet 0-1 për helvetët.

SHIKOGOLIN

The post Kupa e Botës: Zvicra e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Katarit, falë një penalltie (video) appeared first on Telesport.