Pas dështimit për t’u kualifikuar në Champions League për sezonin e ardhshëm, Juentus po punon për të nisur një projekt të ri, me idenë për t’u rikthyer te suksesi i munguar prej vitesh në Serie A dhe sigurisht të arrihet pjesëmarrja në Champions League.

Për të vënë në zbatim idetë e tij në fushën e lojës, Luciano Spalletti ka kërkuar nga drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, transferimin e këtyre 4 emrave.

Për mbrojtjen, Spalleti ka zgjedhur Michael Kayode, i cili shkëlqeu në sezonin e fundit në Premier League me Brentford. Për mesfushën, Spalletti ka zgjedhur Davide Frattesin e Interit, të cilin e njeh mirë që nga koha kur drejtoi kombëtaren italiane, si dhe mesfushorin e ri të Catanzaro-s, Constantino Favasuli. Për sulmin, Spalletti ka kërkuar Domenico Berardin.

The post Nga “ylli” i Interit te zbulimi italian në PL, Spalletti i do me patjetër këto 4 transferime appeared first on Telesport.