Në NRG Stadium në Houston po luhet ndeshja e parë e grupit E, mes Gjermanisë dhe Curacao. 4 herë kampionët e botës nisin misionin për të fituar trofeun për herë të pestë.

Përballë kanë kombëtaren më të vogël që ka marrë ndonjëherë pjesë në një Kupë Bote, Curacao, e cila ka një popullsi prej 160,000 banorësh.

Të përzgjedhurit nga Julian Nagelsmann gjetën avantazhin që në minutën e 6-të, ku pas një aksioni të shpejtë dhe një kombinimi të bukur në zonë, ishte Felix Nmecha i cili gjeti rrjetën, pas asistit të Florian Wirtz. Për Nmecha, ky është goli i parë në ndeshjen e tij të parë në një Kupë Bote.

Dhe festa e gjermanëve sapo ka nisur…

SHIKOGOLIN

The post Kupa e Botës: Curacao reziston vetëm 6 minuta, Gjermania nuk fal (video) appeared first on Telesport.