Morten Hjulmand është një nga emrat më të kërkuar në treg. Mesfushori danez i Sporting Lisbon është në radarin e shumë klubeve të mëdha, duke përfshirë ato të Premier League, Real Madridin dhe së fundmi, Milanin.

Trajneri i ri i kuqezinjve, Ruben Amorim, e ka listuar Hjulmand në listën e përforcimeve që ai kërkon në sezonin e tij të parë në krye të Milanit. Trajneri portugez e sheh Hjulmand si njeriun e duhur për të udhëhequr mesfushën, bashkë me Adrien Rabiot, pasi Luka Modric pritet ta mbyllë me kuqezinjtë, ndoshta dhe me futbollin. Kroati do të marrë vendimin e rëndësishëm pas Botërorit.

Rivali kryesor i Milanit për Hjulmand, është Real Madrid, për shkak të Jose Mourinho-s. Me këtë rikthim në Madrid, portugezi ka dorë të lirë në merkato dhe në idetë e tij për të sjellë trofetë e munguar.

Vlera në treg e mesfushorit danez llogaritet rreth 50 milionë euro, ndërsa Sporting pretendon mbi 60 milionë euro për ta lënë të lirë. Hjulmand është nën kontratë me klubin portugez deri në vitin 2028, çka i vendos këta të fundit në një pozitë komode për largimin e 25-vjeçarit, vetëm për shifrën e kërkuar prej tyre.

The post Amorim rrit stekën, kërkon mesfushorin 50 milionë eurosh. Në garë dhe Real Madrid appeared first on Telesport.