Leo Messi ishte protagonisti kryesor me tre gola të shënuar në fitoren e Argjentinës 3-0 ndaj Algjerisë, në ndeshjen e parë për këtë Kupë Bote. Leo Messi & Co. e filluan në mënyrën e duhur misionin për të mbrojtur kurorën e kampionit në fuqi.

Lëvdatat për “Pleshtin” kanë qenë të shumta pas këtij takimi, por ai që i ka vënë vulën të gjithave ka qenë legjenda e Brazilit dhe futbollit botëror, Fenomeni Ronaldo.

“Është koha që bota të ndalojë së fshehuri dhe të pranojë faktin se ai është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Ai vazhdon të performojë çdo sezon dhe të shkëlqejë edhe në Kupën e Botës, megjithatë ka ende dyshime për të. Është një natë e paharrueshme, që do të hyjë në histori përgjithmonë.

Çdo herë që Messi hyn në fushë, gjithçka tjetër bëhet historike dhe elegante”, tha Ronaldo.

The post “Është koha që bota të ndalojë së fshehuri dhe të pranojë faktin se Messi është më i madhi i të gjitha kohërave” appeared first on Telesport.