Andrea Cambiaso është një nga emrat e pëlqyer nga Hansi Flick për të forcuar mbrojtjen e Barcelonës për sezonin e ri. Ashtu si edhe verën e kaluar ku ishte pranë transferimit te Manchester City, edhe këtë verë Cambiaso po përflitet për një largim të mundshëm nga bardhezinjtë.

Një nga ekipet më të interesuara për italianin është pikërisht Barcelona. La Gazzetta dello Sport zbulon se Barcelona i ka ofruar Juventusit së fundmi një shkëmbim të bujshëm kokë më kokë mes Andrea Cambiaso dhe Ronald Araujo.

Uruguajani është kërkuar edhe më parë nga Juventus, por palët nuk ranë dakord për kushtet e transferimit. Sezoni i fundit nuk ishte aspak i mirë për Araujo-n, dhe jo më kot vlera e tij ka rënë ndjeshëm në treg. Sot vlen jo më shumë se 30 milionë euro.

Juventus nuk është shumë i interesuar për idenë e shkëmbimit, sesa për shitjen direkte të lojtarit. Në anën tjetër, një pistë shumë e mundshme është edhe Chelsea. Londinezët nuk do ta kishin aspak problem të paguanin shifrën 40 milionë euro të kërkuar nga Juventus për Cambiaso-n.

The post Barcelona i propozon shkëmbimin e bujshëm në mbrojtje, Juventus ka dyshime dhe nuk është i bindur appeared first on Telesport.