Kombëtarja e vajzave njohu sot kundërshtaren në fazën play-off të Kampionatit Botëror “Brazil 2027”. Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s, përfaqësuesja kuqezi u vendos përballë Uellsit në raundin e parë të play-off-it.
Ndeshjet do të zhvillohen gjatë muajit tetor, ndërsa datat fikse do të përcaktohen në ditët në vijim. Takimi i parë do të luhet në Shqipëri, ndërsa ndeshja e kthimit në Uells.
Nëse Shqipëria kalon me sukses Uellsin, në raundin e dytë të play-off-it do të luajë ndaj fitueses së çiftit Rumani/Norvegji. Ndeshjet e raundit të dytë do të luhen në muajin nëntor-dhjetor.
Kualifikimi në play-off përfaqëson një moment historik për Kombëtaren e vajzave, që për herë të parë në historinë e saj ka arritur në këtë fazë të një Kampionati Botëror, duke konfirmuar progresin e vazhdueshëm të futbollit të vajzave në vend.
Shorti gjithashtu përcaktoi që Kosova në gjysmëfinalen e play-offit do të përballen me Austrinë. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 9 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa sfida e kthimit do të luhet më 13 tetor në Austri.
The post Futbolli i vajzave: Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e playoffit Botëror! appeared first on Telesport.
