Me kova të zbrazëta dhe me thirrjet “duam ujë”, banorët e fshatit Debresh protestuan para Komunës së Gostivarit.

“Situata e rëndë me furnizimin me ujë ka kaluar çdo kufi të durimit. Mungesa e ujit po vështirëson jetën e përditshme të çdo familjeje dhe ka shtuar revoltën dhe shqetësimin e të gjithë banorëve dhe sidomos tani me ardhjen e mërgatës, kjo situatë do të rëndohet edhe më shumë! Ne nuk kërkojmë premtime, por zgjidhje të menjëhershme”, u shpres protestuesi.

“Debreshi është pjesë e Gostivarit! Debreshi do ujë njëjtë si Gostivari! Edhe tre javë vijnë mërgimtarët! Kur tash nuk ka ujë kështu do të largohet mërgata dhe kjo është diçka që duhet dikush nga lart ta ketë parasysh”, tha protestuesi.

PROTESTUES
00197 – Jemi në rrëzë të bjeshkëve të Sharrit, ku çdo 5 metra ka burim të ujit, e ne të vuajmë në shekullin 21 për sende bazike, për ujë, kjo është turp, turp, turp.

Por pas këtyre fjalimeve, situata agravoi!

Protestuesit iu afruan hyrjes kryesore të objektit të komunës, ku qëndronin edhe policë.

Një xham i derës hyrëse u thye.

Pastaj disa protestues u përpoqën të qetësojnë masën më të revoltuar.

“Jemi në shekullin 21, nuk duhet të biem aq poshtë Ne mesazhin e sollëm. Atyre tu japim pak kohë që të mendohen. A ne prep do të vijmë këtu dhe deri në realizim nuk largohemi”, tha protestuesi.

Situata u qetësua dhe protestuesit u larguan nga oborri i komunës.

Nga Komuna e Gostivarit, përmes një komunikate me shkrim, shprehën keqardhje për vështirësitë në furnizimin me ujë në një pjesë të fshatit Debresh, problem ky që, sipas komunës, vazhdon për dekada. Komuna e njofton se pas takimeve me banorët dhe ekspertët kanë nisur punimet për një linjë të re të ujësjellësit dhe sanimin e burimit mbi fshatin Debresh, me qëllim rritjen e kapacitetit dhe përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm.

“Komuna e Gostivarit ka dëshmuar më shumë se kurrë më parë, vullnet dhe përkushtim për zgjidhjen e këtij problemi shumëvjeçar. Për këtë arsye, i ftojmë banorët për mirëkuptim dhe durim gjatë periudhës së realizimit të punimeve, deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje. Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar që, në bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet përkatëse, të sigurojë zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme për furnizimin me ujë të të gjithë banorëve”, thonë nga Komuna e Gostivarit.

Ajo që mbeti prapa pas protestës ishin xhamat e thyer dhe kovat e zbrazëta, tregues të mungesës së ujit, gjersa protestuesit paralajmëruan se ky është vetëm fillimi, pasi do të kthehen sërish dhe do të jenë më të rreptë me kërkesën e tyre.