Gareth Bale ka komentuar rikthimin e José Mourinho në stolin e Real Madridit, duke e vënë theksin te situata brenda dhomës së zhveshjes dhe sfidat që sjell një klub i madh si “Los Blancos”.

Sipas ish-yllit uellsian, problemi kryesor nuk është vetëm aspekti taktik, por menaxhimi i lojtarëve dhe karaktereve brenda skuadrës: “Dhoma e zhveshjes së Real Madridit duket pak e shpërndarë. Duke pasur një trajner me eksperiencë, Jose shpresojmë se do ta qetësojë grupin dhe t’i vendosë të gjithë në të njëjtën rrugë”.

Bale thekson se te një klub si Real Madridi, roli i trajnerit shkon përtej stërvitjes: “Te një klub i madh si Real Madridi, nuk ke nevojë vërtet të stërvitësh shumë. Duhet të menaxhosh egot”. Në këtë kontekst, ai sjell si shembull suksesin e “Carletto”: “Prandaj Ancelotti ka qenë kaq i suksesshëm te klubet më të mëdha”.

Deklaratat e tij, të dhëna për “The Athletic”, nënvizojnë idenë se në nivelet më të larta të futbollit, balanca e karaktereve është po aq e rëndësishme sa taktika në fushë.

The post Bale për kthimin e Mourinhos te Real Madridi: Duhet të menaxhojë egot, jo vetëm të stërvitë appeared first on Telesport.