Real Madridi ka njoftuar se Gjykata Supreme e Spanjës ka konfirmuar përfundimisht pavlefshmërinë e vendimeve të presidentit të La Liga-s, të cilat e penguan klubin madrilen të merrte pjesë në disa mbledhje të Organit të Kontrollit për menaxhimin e të drejtave audiovizive gjatë vitit 2022. Sipas klubit, “vendimi iu jep fund përpjekjeve të njëpasnjëshme të La Liga-s për të kundërshtuar vendime që janë shpallur në kundërshtim me ligjin”.

Dhoma e Parë e Gjykatës Supreme, më 10 prill 2026, hodhi poshtë rekursin e paraqitur nga La Liga dhe konfirmoi vendimet e mëparshme gjyqësore, sipas të cilave u shkelën të drejtat e pjesëmarrjes së Real Madridit dhe vendimet u morën pa respektuar procedurat e kërkuara ligjërisht.

Më pas, La Liga paraqiti një kërkesë për pavlefshmëri, duke synuar të vinte në diskutim një vendim tashmë të formës së prerë. Gjykata Supreme e shpalli të papranueshme këtë kërkesë, duke theksuar se ky mekanizëm nuk mund të përdoret për të rihapur një çështje juridike të zgjidhur.

Real Madridi shprehu kënaqësinë për vendimin, duke theksuar se riafirmon parimet e ligjshmërisë, sigurisë juridike dhe respektimit të të drejtave të klubeve të futbollit profesionist.

 

The post Gjykata Supreme i jep të drejtë Real Madridit në përballjen me La Liga-n appeared first on Telesport.