Kombëtarja e femrave në basketboll u mund 67-59 nga Malta në ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian të vendeve të vogla, turne që po zhvillohet në Pejë të Kosovës.
Debutimi i vajzave kuqezi nuk ishte ai që pritej, pasi në ndeshjen e parë të Grupit A (ndodhet edhe Gjeorgjia), ekipi shqiptar zhgënjeu. Maltezet u shkëputën 27-17 që në periodën e parë dhe e ruajtën epërsinë deri në fund.
Përpjekjet e vajzave shqiptare nuk japin atë që pritej, ndërkohë që Malta e ruan avantazhin dhe fiton 67-59. Pesë lojtarë të Shqipërisë realizuan mbi 10 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar ndeshjen.
Grupi A
23 qershor, Shqipëri – Malta, 59-67
24 qershor, Shqipëria (pushim)
25 qershor, Gjeorgji – Shqipëri, 16:30
The post Europiani i vendeve te vogla, kombëtarja e Shqipërisë debuton me humbje ndaj Maltës appeared first on Telesport.
